image Mustafa: Duke e parë sjelljen e Qeverisë, marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë larg

Politikë

Mustafa: Duke e parë sjelljen e Qeverisë, marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë larg

news image

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Mustafa ka thënë që duke e parë sjelljen e Qeverisë së vendit, marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë larg.

Sa i përket sjelljes së qeverisë, të presidentes Osmani mendoj që është shumë larg dhe nuk është kurrkund, sepse deklaratat janë shumë të prera. Sa i përket angazhimit amerikan e shoh që nuk është larg marrëveshja, pasi do të imponohet pasi SHBA-të dhe BE-ja nuk do të lejojë që të degjenerojë më tutje kriza si relacion i moszgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Mustafa në Klan Kosova.

Mustafa tha që probleme nuk jemi duke i bërë ne Serbisë por “Serbia po na bën probleme neve pasi po na pengon në ushtrimin e sovranitetit në tërë territorin e vendit”.

Ai tutje tha që nuk e sheh ndonjë mundësi që tani të kemi unifikim të plotë kur gjithmonë veprohet me shumicë. /GazetaSinjali/