image Mustafa - Dugollit: Pse s’i thoshe Amerikës më 1999-ën kthej aeroplanat n’shpi

Politikë

Mustafa – Dugollit: Pse s’i thoshe Amerikës më 1999-ën kthej aeroplanat n’shpi

news image

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, përcjell Gazeta Sinjali.

Dugolli i kishte thënë ambasadës amerikane se si deputetë janë sovran në vendimet që i marin dhe votojnë sipas bindjeve të tyre.

Pse nuk i thojshe Amerikës në mars 1999 “kthej aeroplanat n’shpi se na jemi sovran?”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Dugolli më herët shkroi se deputetët votojnë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve të tyre.

“Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi. Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve. Ne jemi sovran në vendime dhe votojmë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve tona”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/