image Këta janë pesë deputetët e LDK-së që dëgjuan fjalimin e Vjosa Osmanit në Kuvend

Politikë

Këta janë pesë deputetët e LDK-së që dëgjuan fjalimin e Vjosa Osmanit në Kuvend

news image

Presidentja, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.

Mirëpo, deputetët e partive opozitare në përgjithësi kanë bojkotuar fjalimin e presidentes. PDK dhe AAK kanë njoftuar për arsyet e bojkotimit.

Pavarësisht kësaj gjashtë deputetë nga opozita qëndruan në sallë dhe dëgjuan fjalimin e presidentes.

Nga LDK-ja në sallë qëndruan deputetët, Armend Zemaj, Anton Quni, Besian Mustafa, Hykmete Bajrami e Valentina Bunjaku.

Në sallë ishte edhe Albena Reshitaj, deputete e AAK-së.  /GazetaSinjali/