image Mustafa: Do të mundohemi ta gjejmë një rrugë për marrëveshje me LVV-në

Kosovë

Deklarata/ Mustafa: Do të mundohemi ta gjejmë një rrugë për marrëveshje me LVV-në

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur para mbledhjes së sotme të kryesisë së partisë, pasi mbajti një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbott.

Mustafa ka konfirmuar se në mbledhjen e sotme të LDK-së do të diskutohet për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje pas mandatimit të Albin Kurtit për formimin e qeverisë.

“Ne e kemi mbledhjen e kryesisë.. Do të bisedojmë lidhur me këtë çështje. Do të mundohemi që të gjejmë rrugë për ta bërë një marrëveshje”, ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK-së theksoi se ambasadat e huaja janë të interesuara që Kosova të ketë qeveri dhe për këtë arsye po i vizitojnë selitë e LDK-së dhe LVV-së.

“Ambasadat janë të interesuara që Kosova të ketë qeveri dhe për këtë arsye vijnë dhe bisedojnë me ne. Edhe ne jemi të interesuar që sa më shpejt Kosova të bëhet me qeveri” është shprehur Mustafa.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, pas marrjes së mandatit i ka dy javë kohë pët ta arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK-në. /Gazeta Sinjali/