image Mustafa: Dëshira jonë është që marrëveshja me LVV-në të arrihet sonte ose nesër

Kosovë

Koalicioni/ Mustafa: Dëshira jonë është që marrëveshja me LVV-në të arrihet sonte ose nesër

news image

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka thirrur në një mbledhje kryetarët e degëve të partisë dhe nënkryetarët. Para mbledhjes, ai është ndalur të flas edhe për marrëveshjen që po përpiqen ta arrijnë me LVV-në për të bashkëqeverisur.

Mustafa ka thënë se dëshira e tij është që marrëveshja të arrihet sonte ose nesër në mëngjes, shkruan Gazeta Sinjali.

“Dëshira jonë që të arrihet marrëvsheja është që ajo të kryhet sonte në mbrëmje ose nesër në mëngjes”, ka thënë Mustafa.

Ai gjithashtu konfirmoi se sot nuk do të ketë takim LDK-LVV.

Në takimin e sotëm të LDK-së mund të diskutohet edhe çështja e presidentit, kjo pasi që nënkryetari i kësaj partie, Lufti Haziri, paraprakisht ka thënë se po përpiqen ta gjejnë një kandidat konsensual për president të vendit. /Gazeta Sinjali/