image Mustafa deputetit të VV-së: Kur nuk ke kapacitet ta kuptosh gjuhën intelektuale të Shalës, thua "më rrahu Kujtimi"

Kosovë

Mustafa deputetit të VV-së: Kur nuk ke kapacitet ta kuptosh gjuhën intelektuale të Shalës, thua “më rrahu Kujtimi”

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me pretendimet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, se është sulmuar nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe Kujtim Shala, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Mustafës, “më rrahu Kujtimi” thotë ai që nuk ka kapacitet ta kuptojë gjuhën intelektuale të akademikut Kujtim Shala.

Mustafa thotë se Shala mund t’i “rrahë” të gjithë Vetëvendosjen me dije dhe argumente.

“Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua “më rrahu Kujtimi”. Akademik Shala mund t’i “rrahë” me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

I pari i LDK-së ironizon me deputetët e VV-së, të cilët thotë se po t’i lexojnë librat e Shalës, do të thërrasin një helikopter për ndihmë para ndërtesës së Kuvendit, pasi që nuk i marrin vesh.

“Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit”, ka shkruar ai.

Mustafa vlerëson se këto pretendime për sulmin ndaj deputetit të LVV-së janë improvizime të VV-së, sepse këta të fundit duan të luajnë rolin e viktimës.

Kreu i LDK-së thotë se pret ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ia sjellë një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishën koalicionin me VV-në./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3106843939381822?__xts__[0]=68.ARC-5L7eQc_d2eu8UKIJTWaEakOlol3wN5pq8kVz3T5DIvnukGXGn5qVusICh0RcyHZNmk0jwj1bm96bOeTpon8CPK93CqQ-CHZUXFwvXmR4gYHiUXK9VNU7Cg2DdrsQUHN–O6rlfvnj9HzYYo_8h-oO46f-_-7KKuq6XW77IpxeophILRvDOk26qpeaF8BoEAW1nJn9swboQEha7E8Q0tDFpDhFRkEEZy0-sShyRoXchs6z7sauhm_G8QHwRy-7sRNvIXs5-QKz2u00KvWWT_TfFFjrKgqveHBJ3qohSq9zK_NqGOhht0n9yuivPxe_cvu8NLZCbQ0iPoBxOq1Xg&__tn__=-R