Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar para mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, e cila ka filluar para pak minutave.
Mustafa ka thënë se nuk është paraparë të ketë ndonjë takim gjatë ditës së sotme me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para kuvendit do të kemi sinjale do të komunikojmë, por tani për tani nuk mund të them asgjë”, citohet të ketë deklaruar Mustafa.
Ai gjithashtu tha se në mbledhje pritet të diskutohet për përgatitjet e fundit para seancës konstituive, e cila pritet të mbahet sot në orën 15:00./Gazeta Sinjali/