image Mustafa: Ata që përplasën karriget dështuan

Kosovë

Mustafa: Ata që përplasën karriget dështuan

news image

Lideri i LDK-së Isa Mustafa i është drejtuar me një fjalim hyrës rreth 360 delegatëve të partisë së tij pak para se t’i fillojë punimet Kuvendi Zgjedhor. Mustafa, që pritet të udhëheqë me partinë e Ibrahim Rugovës edhe për një mandat, të tretin radhazi, tha se ata që përplasën karriget e kishin mendjen te pushteti, por sipas tij kanë dështuar, shkruan Sinjali.com.

Para pak minutash ka nisur kuvendi i IX-të Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Para të pranishmëve, ngjarje kjo që po përcillet me vëmendje të madhe edhe nga mediat, Mustafa foli për procesin e brendshëm zgjedhor, kundërshtarët politikë dhe zgjedhjet e reja parlamentare.

“Gjatë procesit zgjedhor na ndodhën disa përplasje të vogla që i menaxhuam me sukses. Ata që mendjen e kanë te pushteti, që i përplasën karriget mendoj që dështuan në tërësi. Prandaj do të dështojnë gjithë ata”, tha Mustafa, transmeton gazeta online Sinjali.

Mustafa iu drejtua edhe rivalëve politikë.

“Rivalëvë tonë politikë ju them se shihemi nesër në zgjedhje. Na pret punë e madhe dhe vetëm fitorja e LDK-së ia kthen shpresën Kosovës.”, tha ai.

Më tej ai tha se përmes një politike të mençur Kosova do ta arrijë zhvillimin ekonomik.

“Këmbëngul që ndryshimi nuk është kurrë i lehtë dhe i shpejt dhe se nuk do t’i përmbushim sfidat tona në afat të shkurtë por duhet t’i arrijmë synimet tona politike ekonomike, me një politikë të mençur dhe afatgjate”, përfundoi Mustafa.

Ndryshe, garë e nxehtë është zhvilluar për pozitën e kryetarit në LDK ndërmjet nënkryetarëve dhe anëtarëve tjerë të partisë. Por, pas gjithë këtyre përplasjeve duket se LDK ka arritur konsensus për Isa Mustafën.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë ngjarje…