image Mustafa: Askush nuk mund të na largojë nga bindjet dhe përkatësia jonë evropiane dhe euroatlantike

Kosovë

Politikë/ Mustafa: Askush nuk mund të na largojë nga bindjet dhe përkatësia jonë evropiane dhe euroatlantike

news image

Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se edhe pse BE ka vonuar liberalizimin e vizave, Kosova është brenda kufijve evropian dhe askush nuk mund t’a mohojë këtë.

Mustafa përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se e ardhmja e Kosovës mbetet e fokusuar në integrimet evropian dhe euroatlantike.

“Askush nuk mund të na largojë nga bindjet dhe përkatësia jonë evropiane dhe euroatlantike. Edhe pa liberalizim të vizave, ne jemi këtu, brenda kufijve evropian, bashkëpunojmë me vendet anëtare të BE-së, institucionet e saja, me Partitë Popullore Evropiane (EPP), dhe nuk ndalemi së punuari për të drejtat tona dhe vizionin tonë si qytetarë evropian. Nuk i ndryshojmë bindjet tona politike, si bindje demokratike që janë themeli ynë”, ka shkruar Mustafa.

Gjithashtu, kreu i LDK-së theksoi se ata që rrezikuan partneritetin me SHBA-në nuk kanë legjitimitet të flasin në emër të shtetit të Kosovës. Sipas tij, LDK-ja, ka kuadro dhe vizion t’a drejtojë shtetin si dhe të ballafaqohet me rrezikun e shkaktuar nga pandemia./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2819869754745910?xts%5B0%5D=68.ARDBMsa7ZN5ss8tS1WYzGB04ptsYZ6qELRNl9m70cNQm3Mz0ZQrP14ifm6OdFQLcTp9ktmfXSQZ9DZxJqvszrwQxaBYdni2Z9Raz4OaSXuP8wfJf9681p7DA9o_xrGbbwLE11LEazAvj2O2Vf-58cR8pt6y335-cBFddPVlLQbsQkUvL7GwgUJ6g-cGuzsruMuqdaJKNNaf21UQ2AKuvvlrEzBgNwiRTHgswitHw81tRMHjxZ5gjYthDYgpAL6-9ersytfFZKyu3pA59R3nvvcQYgYla5GyF35SPleNhqT1x04Q_eVTb9jOIWzVYZ6snKINMfgag1uCT81Wkibhadg&tn=-R