image Mustafa: Ambasdorët e huaj silleshin si nënkryetar të Vetëvendosjes

Politikë

Mustafa: Ambasdorët e huaj silleshin si nënkryetar të Vetëvendosjes

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka treguar një ngjarje që kishte ndodhur në zyrën e LDK’së ku kishin shkuar ambasadorët e huaj për ta kritikuar dhe udhëzuar si të veproj në raport me Vetëvendosjen.

“Ambasadorët silleshin si nënkryetar të LVV-së dhe flisnin për ndërrimin e njerzve të vjetër me të ri ndërsa që asnjëri nga ta nuk e bëjnë këtë në vendet e tyre. Ne kemi bashkëpunuar dhe nuk jemi nënshtruar asnjëherë” tha Mustafa në EURO n’7.

Kjo qasje sipas Mustafës ka sjellur në Kuvendin e Kosovës deputet që për herë të parë kanë hapur llogari bankare, që kur në jetë nuk kanë bërë asnjë punë të vetme dhe kjo ka degraduar institucionin më të lartë të vendit.

Ndërsa sa i përketë rolit të LDK-së në Kuvendin e Kosovës sipas tij ata po japin propozime konkrete sikur ato të përballjes së krizës ekonomike por që arrogance e numrave të pozitës po bënë që propozimet e tyre të mos përfillen fare.

/GazetaSinjali/