Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, para dy dite e kritikoi kryeministrin Albin Kurti në një paraqitje në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej në lidhje me planin evropian.
E paraqitja e saj, ku imitohej Kurti, ka ngjallur reagime të shumta, teksa Musliu e votuesit e saj u ofenduan si “kafshë”.
Pas këtyre sulmeve brutale, ka ardhur reagimi i deputetës së PDK-së. Në profiling e saj në Facebook, Musliu ka shpërndarë disa statuse përkrahëse ndaj saj.
Një nga këto statuse përkrahëse ishte edhe ai i Sami Lushtakut, nënkryetarit të Skenderajt, e të cilin e ka shpërndarë në “story” edhe zonja Musliu.