Pak ditë pasi deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e quajti kryeministrin e vendit, Albin Kurtin mashtrues i cili sipas saj nuk brengoset për fëmijët e Kosovës pasi vajza i shkollohet në shkolla prestigjoze të Norvegjisë, ajo ka dalur me një tjetër reagim për të, raporton Gazeta Sinjali.
Në profilin e saj në “Facebook”, siç njofton vetë deputetja, një prind ia ka adresuar shqetësimin lidhur me aplikimin e shtesave për libra, ku sipas bisedës së publikuar, ajo është ankuar se nuk po mund të aplikojë pasi fëmija i ka pesë vjet por që së shpejti i mbush gjashtë.
E, këtë ngatërres në platformën e-Kosova, ku po bëhet aplikimi për këto shtesa, Musliu po e sheh si lojë të Kurtit, të cilën e cilësoi të pafalshme dhe të pritshme “nga një kryeminister që udhëheq me një shtet që s’e sheh të denjë t’i rritet vajza e tij”.
“Para 10 minutave e mora nje mesazh sa shqetesues aq te dhimshem. Loja e AlbinnKurtit me Libra është e pafalshme. Kjo pritet nga nje kryeminister qe udheheq me nje shtet qe se sheh te denje ti rritet vajza e tij”, u shpreh Musliu.
Ndërsa pak ditë më parë, Musliu tha: Mashtruesi nuk brengoset për fēmijët Kosovës sepse vajza e tij shkollohet ne shkollat prestigjioze te Norvegjisē. Premtimin pēr ndryshim qytetarët e këtij vendi po e provojnë mbi lëkurë, uroj që të nxjerrin leksionin më të mirë për të sotmen dhe të ardhmën e tyre duke e çuar në pakthim Albinin, kabinetin e tij plaçkitës dhe idenë se me këtë popull politika mund të tallet.
Vetë minstrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci pati deklaruar se janë duke e trajtuar problemin e aplikimit për shtesa të librave për fëmijët që nuk i kanë mbushur ende gjashtë vjet.
Megjithatë, prindërit po vazhdojnë të ankohen teksa bëjnë të ditur se po vazhdojnë të përballen me këtë problem.