Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me konferencën e mbajtur sot nga kryeministri Albin Kurti ku foli për marrëveshjen sekrete të presidentit Hashim Thaçi me NATO-n.
Musliu me këtë rast ka rikthyer në vëmendje një konferencë e ish-deputetit të LDK-së, Adem Salihajt i cili kishte thënë se “kishte zbuluar fisin e kalashëve”.
‘’Eu bre, ra konferenca e Albinit e u harrua konferenca e Adem Salihajt’’, ka shkruar Musliu.
Kujtojmë që Salihaj kishte thirrur konferencë për media për të treguar se kishte zbuluar fisin e kalashëve./ Gazeta Sinjali/