image Musliu reagon pas futjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë: Prita reagim nga ambasadat e huaja

Kosovë

Musliu reagon pas futjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë: Prita reagim nga ambasadat e huaja

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar pasi xhandarmëria serbe gjatë ditës së djeshme u fut në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu është shprehur se ka pritur reagim nga ambasadat e huja në Kosovë, pasi sipas saj ambasadat jemi mësuar t’i shohim duke reaguar për çdo gjë.

Deputetja e PDK-së ka thënë se provokimet e tilla nga ushtria serbe duan përgjigje, ndërsa shton se përgjigjja duhet të jetë mbrojtja territoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim.

“Karaçeva është Kosovë e Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik. Provokimet e tilla duan përgjigje e përgjigjja jonë duhet të jetë mbrojtja territoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim. Provokimet e tilla janë qëllimkëqija e heshtja është aprovim i të keqës”, ka shkruar ndër të tjera Musliu./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/GanimeteMusliuOfficial/photos/a.486485641683485/1287584331573608/?type=3&theater