image Musliu pyet ministrin Peci se kur do t’i marrin bujqit subvencionet për grurin

Politikë

Musliu pyet ministrin Peci se kur do t’i marrin bujqit subvencionet për grurin

news image

Deputetja Ganimete Musliu, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës e ka pyetur ministrin e Bujqësisë, Faton Peci se kur do t’i marrin bujqit subvencionet për grurin.

Musliu mori përgjigje nga ministri Peci, i cili tha se procedimi për përkrahjen e fermerëve për grurin, do të fillojë në javën e tretë të muajit gusht.

Por, deputetja Musliu sërish mori fjalën dhe tha se nuk ka ndodh asnjëherë që subvencionet t’i marrin me vonesë bujqit.

Kur t’i marrin nuk do të ju duhen më, për ti kryer punët e bujqësisë… Nuk ka nevojë të pritet java e tretë e gushtit”, tha ajo.

/GazetaSinjali/