Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar një e-mail, ku sipas saj, punëtorëve të Ministrisë së Bujqësisë, po u kërkohet që të punojnë edhe vikendit, si dhe të hënën, që është ditë pushimi shkaku i festës.
Sipas saj po shkelen të drejtat e punëtorëve. Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “asnjëherë nuk flas pa fakte dhe argumente dhe nuk them diçka qe nuk mund ta argumentoj”.
“Para tre dite në një intervistë në ATV thash se punëtoret e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural detyrohen të punojnë edhe të shtunave e të dielave (foto 1 pjese nga intervista) dhe ja faktet në foton 2 ku përveç të shtunës (sot) punëtoret do të punojnë edhe të hënën kur e tërë administrata është në pushim me që e hëna është ditë feste. Po shkelen të drejtat e punëtorëve, Ligji i punës dhe Ligji për festat zyrtare”, ka shkruar Musliu.