image Musliu: LVV jep urdhra që të burgoset dhe të përgjaket kushdo që është kundër Speciales

Politikë

Musliu: LVV jep urdhra që të burgoset dhe të përgjaket kushdo që është kundër Speciales

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje jep urdhra që të përgjaket dhe të burgoset kushdo që është kundër Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Musliut, kjo parti e bën këtë gjë, pasi që kurrë nuk ka qenë kundër themelimit të kësaj gjykate.

Ky reagim i saj erdhi pas arrestimit të aktivistëve të Partisë Socialdemokrate të cilët sot protestuan, duke fishkëllyer për të penguar konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, e cila po qëndron sot në Kosovë.

“Në shumë intervista e kam thënë që VV s’ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale. Ata kanë punu shumë që të bëhet kjo gjykatë. Prandaj nuk e gjeni askund në procesverbale dhe transkripte të Kuvendit votën e tyre kundër. Prandaj sot ata, japin urdhra që kush do që është kundër gjykatës të përgjaket e të burgoset. Për ditë po e tregojnë fytyrën e vërtetë”, shkroi ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/