Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu nga seanca e Kuvendit të Kosovës i bëri një lutje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që Qeveria të mos jetë futur në një rrugë pa krye në veriun e Kosovës.
“Sa i përketë gjendje aktuale në veri, unë kam një lutje dhe një urim për kryeministrin. Lutem çdo ditë dhe uroj që të keni sukses me veprimet e marra atje, sikurse lutem çdo minut dhe uroj që ju mos të jeni futur në një rrugë pa kry në veriun e Kosovës”, tha Musliu.