image Musliu - Kurtit: I quaje tradhtarë ata që dialogonin me Serbinë, tash a je edhe ti tradhtar?

Politikë

Musliu – Kurtit: I quaje tradhtarë ata që dialogonin me Serbinë, tash a je edhe ti tradhtar?

news image

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë debatit në seancën e sotme të kuvendit ka thënë se kjo seancë ka qenë tentativë e kryeministrit, Albin Kurti, për të mbuluar veprimet që bien ndesh me kauzat e tij të dikurshme, përcjell Gazeta Sinjali.

Ky debat i thirrur sot nuk nënkupton asgjë tjetër përveç një tentativë të Albin Kurtit për të mbuluar veprimet e tij të cilat janë komplet në kundërshtim me kauzat e tij të rrejshme, propagandën shumëvjeçare dhe premtimet e tij elektorale. Albin Kurti, kudo që je, ti me vjet tëra ke vjellë vrer mbi secilin dialogues. Të gjithë e dimë se në këtë kontekst nuk e respektove asnjë normë, as institucionale dhe etike. Nuk hezitove të kontestoje çdo vlerë njerëzore dhe kombëtare të secilit që merrte pjesë në bisedimet me Serbinë. Në shumë raste nuk hezitove të deformosh edhe faktet rreth kësaj teme, për të vetmen arsye për ta mbajtur të ndezur urrejtjen e adhuruesve ndaj oponentëve politikë”, ka theksuar ajo.

Tutje Musliu ka deklaruar se Albin Kurti do të takohet me Aleksandar Vuçiq, ndonëse dikur deklaronte se nuk do ta bënte një gjë të tillë pa kërkuar falje Serbia.

Për të marrë primatin e “Shpëtimtarit të Kombit” me qindra herë ke deklaruar se nuk do të ulesh kurrë përballë Vuçiqit para se Serbia të kërkojë falje për gjenocidin që ushtroi ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Sot kemi datë konkrete kur do t’i ulesh përballë Aleksandar Vuçiqit, në ndërkohë që Serbia jo që s’ka kërkuar falje, por ka intensifikuar fushatën kundër Pavarësisë së vendit tonë. Albin për ta marrë pushtetin krijove kauza dhe standarde me të cilat padyshim do të përballesh vetë për aq kohë sa do të jesh në krye të Qeverisë. Je shumë gabim nëse mendon që mund t’i zhbësh kundërshtimet e tua të vazhdueshme si politikan opozitar”, ka shtuar ajo.

Deputetja e PDK-së ka akuzuar kryeministrin Kurti se ai po fshinë statuset e tij të mëhershme në Facebook, por sipas saj ai nuk mund të fshij memorien institucionale të Kosovës.

Ke fshirë qindra e mijëra mesazhe e statuse në Facebook tëndin, por nuk mund ta fshih memorien institucionale të Kosovës. Ti i quaje tradhtarë të gjithë ata që pranonin të dialogun me Serbinë. Më 15 qershor ti Albin do ta bësh të njëjtën gjë, a je edhe ti tradhtar? Zajednica jote e dikurshme papritmas është shndërruar në Asociacion, kush pësoi transformim më të shpejtë – ti apo Zajednica? Si mund të kërkosh sot unitet politik kur për dy dekada rresht mbjelle urrejtje – a e cilëson veten si politikan dyfytrësh?”, ka përfunduar Musliu/ Gazeta Sinjali/