Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ia ka vendosur në jakë flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë, pretendentit për kryeministër, Albin Kurtit.
Teksa Kurti po e prezantonte programin e qeverisë së re, Musliu iu afrua dhe ia vendosi flamujt, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurti e falenderoi disa herë Musliun, ndërsa deputetja u kthye duke qeshur në ulësen e saj. /Gazeta Sinjali/