image Musliu i reagon Kurtit për mos-përgjigjie ndaj deputetëve: Kjo është diktaturë, s’do të lejojmë të instalohet

Politikë

Musliu i reagon Kurtit për mos-përgjigjie ndaj deputetëve: Kjo është diktaturë, s’do të lejojmë të instalohet

news image

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti për të mos iu përgjigjur pyetjeve parlamentareve të deputetëve të opozitës.

Ajo ka thënë se ky kushtëzim i kryeministrit është diktaturë.

“Me ardh qeveria me na qitë kushte, kjo është diktaturë. Por s’do të lejojmë të instalohet këtu. Pyetjen parlamentare e kam ba për Xhelal Sveçlën, por meqenëse Xhelal Sveçla nuk u ardh me protestu, me ia mbajt zhagun Albin Kurtit këtu, unë pyetje nuk po e bëj, por po i bëj thirrje Xhelal Sveçlës mbledhë kabinetin nga Belvedere e sjelle në Prishtinë e policinë te qet t`i kryejnë detyrat e tyre. Eja dhe binde këtë njeri këtu dhe këta deputetë që t`i votojnë rekomandimet që kanë dalë nga PDK-ja që policëve t’iu rriten pagat. Prandaj, mjaftë më me këtë cirk”, ka thënë Musliu.

/GazetaSinjali/