Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar sërish Qeverinë Kurti, për të cilën tha se si pasojë e dështimeve të tyre qytetarët po paguajnë dëmet, raporton Gazeta Sinjali.
Rreth vendimit të fundit të MASHTI-it, ajo kritikën e bëri duke publikuar një fotografi nga një librari ku shiheshin prindërit duke pritur radhë për t’ua blerë librat fëmijëve të tyre.
“Deshtimin e Qeverisë Kurti po e paguajnë qytetaret. Libraritë e qyteteve sot e kishin të vështirë të menagjonin me fluksin e qytetarëve qe mundoheshin te siguronin librat për femijet e tyre”, u shpreh ajo.
Teksa, reagimin e saj e vazhdoi duke e quajtur Kurtin mashtrues, i cili sipas saj nuk brengoset për fëmijët e Kosovës pasi vajza i shkollohet në shkolla prestigjoze të Norvegjisë.
“Mashtruesi nuk brengoset për fēmijët Kosovës sepse vajza e tij shkollohet ne shkollat prestigjioze te Norvegjisē. Premtimin pēr ndryshim qytetarët e këtij vendi po e provojnë mbi lëkurë, uroj që të nxjerrin leksionin më të mirë për të sotmen dhe të ardhmën e tyre duke e çuar në pakthim Albinin, kabinetin e tij plaçkitës dhe idenë se me këtë popull politika mund të tallet”, u shpreh ajo.