image Musliu e quan Kurtin frikacak: Nëse Thaçi do të rriste çmimin e rrymës, do ta kishe djegur flakë vendin - Sinjali

Musliu e quan Kurtin frikacak: Nëse Thaçi do të rriste çmimin e rrymës, do ta kishe djegur flakë vendin

news image

Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë për shtrenjtimin e energjisë elektrike. E gjatë fjalimit të saj, Ganimete Musliu e ka quajtur Kurtin frikacak, shkruan Sinjali.

Por menjëherë, kryeministri Kurti u largua nga seanca e Musliu i kërkoi të kthehet në seancë.

Albin Kurti i super-premtimeve, sot është shndërruar në një kryeministër të super-arsyetimeve. Si rezultat ky kombinim…, rri more rri, mos u frikëso o kryeministër, mos ik prej përgjegjësive, hajde ulu këtu, hajde! Frikacak… Si rezultat ky kombinim është se kjo e vërtetë është Albin Kurti i supershfajësimeve”, tha Musliu.

Ky njeri po sillet thuajse kriza e energjisë paska ardhur brenda natës përderisa fajëson 20 vjet qeverisjes para tij, merr me mend sikur Thaçi të të propozonte rritjen e çmimeve të energjisë, Kosova do të digjej flakë nga Albin Kurti dhe kompania e tij”, tha ajo.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin