image Musliu e Kadrijaj ua vendosën flamurin Kuq e Zi, vjen reagimi i Vetëvendosjes

Politikë

Musliu e Kadrijaj ua vendosën flamurin Kuq e Zi, vjen reagimi i Vetëvendosjes

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka reaguar për veprimin e  Ganimete Musliut të PDK-së dhe Time Kadrijajt të  AAK-së, për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar para deputetëve të Vetëvendosjes në seancën e konstituimit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Batusha ka falënderuar deputetet.

“I falënderojmë deputetet znj. Time Kadria dhe znj. Ganimete Musliu që na sollën nga një flamur kombëtar të vogël në Kuvend kur bëmë betimin. Ndonëse ne tashmë e kishim një më të madh të tillë te rreshti i parë”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Sinjali/