image Murtezaj: Presidenti i Francës tha se brenda vitit 2020 duhet të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi

Politikë

Murtezaj: Presidenti i Francës tha se brenda vitit 2020 duhet të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi

news image

Këshilltari për Politikë të Jashtme i kryeministrit, Avdullah Hotit, Valon Murtezaj tha se presidenti i Francës i ka thënë Hotit që brenda vitit 2020 duhet të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi.

Ndryshe, Murtezaj tha se aspekti i njohjes është qëllimi kryesor dhe do të duhet të jetë në procesin e dialogut.

Murtezaj ka thënë që Macron thotë se është punë e Kosovës që të jenë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes.

“Aq e madhe është bërë çështja e kufirit, sa që kryeministri Hoti ka dashur që të jetë shumë eksplicit, pa diplomaci thotë në fjalimet e tij që kjo është e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë. Duhet të ja bëjmë të qartë të gjithëve që koha është për njohje”, është shprehur Murtezaj në InfoMagazine. /Gazeta Sinjali/