image Muriqi starton nga minuta e parë ndaj Athletic Bilbaos

Futboll

Muriqi starton nga minuta e parë ndaj Athletic Bilbaos

news image

Vedat Muriqi starton ndeshjen e tretë rresht për Mallorcan, shkruan Sinjali Sport.

Reprezentuesi kosovar do të luajë ndeshjen e dytë radhazi në La Liga, kurse e treta në total, pasi debutoi në Kupën e Mbretit.

Mallorca e pret Athletic Bilbao në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e futbollit spanjoll.

Skuadra nga ishulli spanjoll gjendet në pozitën e 17-të me 23 pikë të grumbulluara, kurse baskët me 34 pikë janë në pozitën e tetë.

Formacionet zyrtare janë këto:

MALLORCA: Sergio Rico; Maffeo, Raíllo, Valjent, Oliván; Kubo, Ruiz de Galarreta, Salva Sevilla, Dani Rodríguez; Ángel, Muriqi

ATHLETIC: Unai Simón; Lekue, Vivian, Núñez, Balenziaga; Vesga, Dani García, Zarraga, Muniain; Sancet, Raúl García. /Gazeta Sinjali Sporti/