image Muriqi rikthehet te Mallorca, klubi spanjoll blen përfundimisht kartonin e Muriqit

Futboll

Muriqi rikthehet te Mallorca, klubi spanjoll blen përfundimisht kartonin e Muriqit

news image

Mallorca do ta blejë kartonin e Vedat Muriqit në formë të përhershme.

Sulmuesi kosovar ishte pranë transferimit tek kampioni belg, Club Brugge, megjithatë dështoi në momentet e fundit ajo lëvizje.

Gazeta spanjolle Marca tani raporton se Mallorca dhe Lazio kanë arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit kosovar.

Mallorca do t’i paguajë Lazios 12 milionë euro, teksa lojtari do të firmosë kontratë katër-vjeçare me klubin spanjoll.

/GazetaSinjaliSport/