image Muriqi, në garë për çmimin e dështakut të vitit

Futboll

Muriqi, në garë për çmimin e dështakut të vitit

news image

Sulmuesi kosovar ka kaluar një tjetër vit dëshpërues dhe si pasojë mund të zgjidhet lojtari më i dobët i vitit 2021 në Serie A.

Pas ndarjes së “Topit të Artë” në Paris, në Itali do të ndahet çmimi për lojtarin më të dobë të vitit, ku kandidat është edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.

Përveç Muriqit, në këtë listë të ‘zezë’ është edhe portieri shqiptari, Thomas Strakosha dhe sulmuesi i Juventusit Paolo Dybala.

Pas largimit eventual nga Lazio, Muriqi mund të rikthehet në Fenerbahçe.

Muriqi i kushtoi Lazios 19.2 milionë euro, por këtë shumë nuk do ta marrë pasi të largohet Muriqi, sepse vlera e tij momentale është 8 milionë euro.

/Gazeta Sinjali Sporti/