Vedat Muriqi ka zgjedhur një tifoz nga Kosova, për t’ia dhuruar fanellën, pas përfundimit të ndeshjes.
Muriqi shënoi një gol të bukur ani se ekipi i tij Mallorca, pësoi humbje nga Espanyoli.
“Është nga vendi im”, dëgjohet të ketë thënë Muriqi si arsyetim.
Ai shënoi golin e dhjetë në këtë edicion të La Ligas.