image Muriqi ka një mesazh për bashkëlojtarët para ndeshjes me Çekinë

Futboll

Sport/ Muriqi ka një mesazh për bashkëlojtarët para ndeshjes me Çekinë

news image

Futbollisti kosovar Vedat Muriqi, ka vendosur t’u dërgojë një mesazh publik bashkëlojtarëve para ndeshjes së Kosovës me Çekinë.

Muriqi përmes rrjetit social Instagram, u ka thënë futbollistëve të kombëtares se e kanë përkrahjen e gjithë Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

“Të gjithë Kosova me juve, forca Kosovë“, ka shkruar ai.

Muriqi do të jetë mungesë e madhe sonte për Kosovën në ndeshjen ndaj Çekisë, pasi që lëndimi i tij në këmbë në ndeshjen Fenerbahce – Kasimpasa, është tejet serioz dhe si pasojë do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Anglisë.

Kosova sonte do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj, pasi i kërkon tre pikë.

Kosova renditet e treta në grup me një pikë më pak se Çekia, e cila renditet e dyta.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 20:45./Gazeta Sinjali/