Skuadra e Betisit ka fituar ndeshjen ndaj Mallorcas me rezultatin 2:1.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi luajti në këtë përballje për 90 minuta për Mallorcan, ku edhe gjeti golin e vetëm për skuadrën e tij.
Muriqi tashmë është bërë titullar i padiskutueshëm tek klubi spanjoll, por edhe lojtar vendimtar për një kohë shumë të shkurtër.
Sulmuesi i Dardanëve në tri ndeshjet e luajtura deri më tani me klubin e ri, Mallorca – ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.
Pak minuta më parë, faqja zyrtare e La Ligas në Twitter ka publikuar dy fotografi të Muriqit, duke shkruar:
“Muriqi në La Liga… 3 ndeshje, 2 gola, 1 asist. Çfarë transferimi, Mallorca”, shkruan La Liga.
Ky është postimi i faqes zyrtare të La Ligas:
???? @MuriqiVedat in #LaLigaSantander…
— LaLiga English (@LaLigaEN) February 20, 2022
▪️ 3 games
▪️ 2 goals
▪️ 1 assist
What a signing, @RCD_Mallorca! ????☠️#RealBetisRCDMallorca pic.twitter.com/xmVuO92TlW