image Muriqi falënderon bashkëlojtarin që ia la penaltinë ta gjuajë

Futboll

Muriqi falënderon bashkëlojtarin që ia la penaltinë ta gjuajë

news image

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi pati një debutim ëndrrash sot në La Liga, duke ia dhuruar fitoren ekipit të tij.

Pas dy paraqitjeve me ekipin spanjoll, Vedat Muriqi ka arritur të bëjë paraqitje mbresëlënëse. Teksa sot forma e tij e mirë u përkthye edhe në gol.

Muriqi e falënderoi bashkëlojtarin e tij Salva Sevilla, kjo për faktin se ai e lejoi të gjuante penalltinë e dytë.

“Faleminderit për dhuratën, vëlla”, shkroi sulmuesi kosovar.

Mallorca triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Cadiz, dhe renditet në pozitën e 17’të me 23 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/