Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas aksionit në veri, ku u konfiskuan 272 pajisje Antminer, të cilat përdoren për prodhimin e kriptovalutave.
Sipas Muratit, këto pajisje shpenzojnë mesatarisht sa 500 shtëpi, nëse lihen të punojnë pandërprerë.
Me çmimet aktuale të importit, thotë se i bie diku 60 mijë deri në 120 mijë euro në muaj.
“272 pajisje Antminer janë konfiskuar sot në mëngjes në një operacion të Doganës dhe Policisë, në pjesën veriore të vendit. Këto pajisje, nëse lihen të punojnë pandërprerë, shpenzojnë përafërsisht 300,000 kWh energji elektrike, apo sa shpenzimi mesatar i 500 shtëpive. Me çmimet aktuale të importit, i bie 60,000-120,000 euro/muaj. Për këtë po flasim kur po themi se nuk mund të lejojmë pasurimin e paligjshëm të disave, në kurriz të taksapaguesve”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook./GazetaSinjali/