image Murati thotë se SBAShK-u ka marrë 3 milionë euro në pesë vitet e fundit: Çka keni bërë me to

Arsim

Murati thotë se SBAShK-u ka marrë 3 milionë euro në pesë vitet e fundit: Çka keni bërë me to

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë një konference për media, ka thënë se SBASHK-u në emër të anëtarësisë në pesë vitet e fundit ka marrë mbi 3 milionë euro, të cilat sipas tij nuk dihet se ku janë shpenzuar.

Këto komente Murati i bëri gjatë një konference për media.

“Në pesë vjetët e fundit mbi 3 milionë e 148 mijë euro i ka marrë SBAShK-u në emër të anëtarësisë. Pyetja që duhet të shtrohet është çka kanë bo me këto mjete”, tha ministri.

Murati ka thënë se grevistët rrezikojnë të mbeten pa paga.

“Atë që e parasheh ligji dhe praktikat ndërkombëtare: Përderisa e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajnë punonjësit që janë në grevë”.

“Kur punëtorët hyjnë në grevë, grevistët paguhen nga sindikatat”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/