Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka folur lidhur për propozimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për subvencionimin e qytetarëve me nga 100 euro, shkruan Gazeta Sinjali.
Murati u shpreh se ky propozim ka qenë para se të hyjnë në qeveri, duke shtuar tutje se më nuk është përmendur.
“Ky si propozim nuk është më i miri sepse i mungon targetimi, por megjithatë nëse e shikon se çfarë ka bërë Qeveria tash, ai propozim është lule”, tha ai në KTV.
Sipas tij, pasi është dorëzuar në Kuvend projektligji i buxhetit është miratuar pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike. /Gazeta Sinjali/