image Murati: Për vitin tjetër, buxheti për ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes do të jetë 370 milionë euro

Financa

Murati: Për vitin tjetër, buxheti për ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes do të jetë 370 milionë euro

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati, pas votimit të projektligjit mbi ndarjet buxhetore ka thënë se qeveria prioritet i ka dhënë fushës së mbrojtjes dhe sigurisë.

Murati bëri të ditur se buxheti për ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ministrinë e Mbrojtjes për vitin tjetër do të jetë rreth 370 milionë euro.

“Prioritet i është dhënë fushës së mbrojtjes dhe sigurisë, duke e çuar buxhetin për  MPB-në dhe MB-në në 370 milionë euro total, apo rreth 217 milionë për MPB-në dhe 153 milionë për MB-në”.

“Ka shtim të policëve dhe të ushtarëve, përkatësisht 500 policë të rinj do të jenë ndërsa 600 ushtarë të rinj tek FSK-ja”, tha ai.

Më tej, ai bëri të ditur se rritje të buxhetit ka edhe në fushën e arsimit, e po ashtu edhe në fushën e shëndetësisë për 25 për qind krahasuar me vitin 2023.

/GazetaSinjali/