image Murati paralajmëron program për punësimin e të rinjve: I paguajmë rrogat për gjashtë muaj

Financa

Murati paralajmëron program për punësimin e të rinjve: I paguajmë rrogat për gjashtë muaj

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojë implementimi i programit që puna e parë për të rinjtë të subvencionohet nga shteti për gjashtë muaj.

Ai ka thënë se kjo do të vlejë qoftë për sektorin privat qoftë për atë publik.

“Së shpejti do të lansojmë programin për të rinjtë, ku shteti do t’i garantojë të rinjtë që punën e parë për gjashtë muaj ta paguajë ose në sektorin publik apo privat”, ka thënë Murati.

Ministri Murati këto komente i bëri derisa po raportonte në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

/GazetaSinjali/