Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se në këtë vit, paga mesatare pritet që të jetë 730 euro.
Ai sot gjatë raportimit në Komisionit për Buxhet të Kuvendit, ka theksuar se paga mesatare gjate vitit 2021 ishte 612 euro, ndërsa në vitin 2022 ishte 620 euro.
Sipas tij, këtë vit pritet që paga mesatare të rritet për 110 euro.
“Mundëson kompletimin e ligjit të pagave. Vlera e koeficientit 105 euro deri të kjo vlerë është marr kufiri buxhetor që është vendosur nga ligji. Gjatë vitit 2022 kemi pasur rritje ekonomike. Buxheti është rrit me 105 milionë euro krahasuara me vitin paraprak. Kemi paraparë që për vitin 2024 koeficienti të rritet prej 110 euro. Shpresoj që të marr miratimin e komisionit. Në vitin 2022 paga mesatare ka qenë 620 euro, tash me këtë vlerë paga mesatare është 730 euro bruto, pra rritja është 110 euro”, tha ai.