image Vuçiq premton pagë mesatare prej 1000 eurosh në Serbi, pension 500 euro

Rajon

Vuçiq premton pagë mesatare prej 1000 eurosh në Serbi, pension 500 euro

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se deri në fund të mandatit të qeverisë së ardhshme, paga mesatare mund të jetë 1000 euro.

Vuçiq më pas theksoi se ideja është që paga mesatare të jetë deri në 1000 euro deri në fund të mandatit.

“Është realiste dhe e arritshme, nëse nuk ka probleme të jashtme, e dini se çfarë dua të them”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se po ashtu synohet që pensionet të jenë mesatarisht rreth 500 euro, raporton Pink TV.

Duke komentuar situatën ekonomike, Vuçiq tha se Serbia në dy vitet e fundit, që nga fillimi i pandemisë, ka bërë përparimin më të shpejtë ekonomik në të gjithë Evropën.

“Mjekët dhe infermierët nga Gjermania po kthehen tek ne për herë të parë. Ata duan të kthehen në vendin e tyre. Ne kemi problem me zejtarët dhe duhet të gjejmë një mënyrë për t’i kthyer në Serbi. Deri në fund të mandatit të qeverisë së ardhshme, paga mesatare do të jetë 1000 euro, kurse pensioni 500 euro. Kjo është e arritshme, nëse nuk ka probleme të jashtme dhe nëse ka tërmete të mëdha në nivel botëror”, tha ai.

/GazetaSinjali/