Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur për politikat qeveritare që sipas Muratit janë në dobi të qytetarëve.
Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për emigracionin.
Murati tha se “Qeveria ka kryer punë të mira në këto dy vite”.
“E di që e keni siklet me qëndru jashtë pushtetit për këto dy vjet”, ka thënë Murati.
Ai ka vazhduar duke thënë se “edhe gjatë dy viteve tjera qeveria do të vazhdojë të punojë për t’i realizuar premtimet”.