image Murati me akuza ndaj Këshillit Grevist: E kanë marrë peng procesin mësimor, mund të kenë qëllime tjera

Arsim

Murati me akuza ndaj Këshillit Grevist: E kanë marrë peng procesin mësimor, mund të kenë qëllime tjera

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria ka lëvizur dhe që “procesi mësimor është marrë peng nga Sindikata e Arsimit”.

“Po thotë sindikata që qeveria s’ka lëviz, jo qeveria ka lëviz. Në anën tjetër kemi një barrakadim”, shton Murati.

Madje ai vazhdon duke pretenduar se “mund të ketë qëllime tjera”.

Ka dështuar arritja e një marrëveshjeje në mes Qeverisë dhe Sindikatës.

Rrjedhimisht greva pritet të vazhdojë edhe më tutje.

/GazetaSinjali/