image Murati: Kosova mund të krahasohet me Francën e Austrinë për nivelin e mbështetjes ndaj qytetarëve - Sinjali

Murati: Kosova mund të krahasohet me Francën e Austrinë për nivelin e mbështetjes ndaj qytetarëve

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Kosova mund të krahasohet me Francën e Austrinë, me nivelin e mbështetjes që ka treguar qeverisja Kurti ndaj qytetarëve.

Ministri tha se në katër muajt e fundit kanë ndarë rreth 190 milionë euro si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve, shkruan Sinjali.

“Në total, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve kemi ndarë rreth 190 milionë euro, vetëm në 4 muajt e fundit. Dhe do të vazhdojmë mbështetjen ndaj qytetarëve sepse kjo qeveri është në anën e qytetarëve. Madje, me nivelin e mbështetjes mund të krahasohemi edhe me shtete shumë më të forta ekonomikisht si Franca e Austria.” tha Murati.

Murati tutje në shkrimin e tij thotë se po që se pyetet opozita, ata do të thonë se qeveria nuk po bën asgjë.

“Madje, edhe fajin për rritjen globale të çmimeve tentojnë t’ia mveshin kësaj qeverie. Por, se si do të kishin qeverisur ata, mjafton të shikohen statistikat e inflacionit.” ka thënë Murati në llogarinë e tij në Facebook.

May be an image of text



/GazetaSinjali/



Shpërndaje artikullin