image Murati: Kosova bëhet shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëtor në Evropë

Financa

Murati: Kosova bëhet shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëtor në Evropë

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Kosova tashmë është bërë shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëtor në Evropë.

Sipas ministrit Murati, është arritur që të ndryshohet trendi i borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë.

Ai ka shkruar se kjo është bërë falë disiplinës fiskale dhe mirëmenaxhimit të parasë publike.

Kjo sipas tij ndikon që të mbahet nën kontroll kostoja e kamatavee dhe mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja.

“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë. Një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare. Ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave, dhe së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”, ka shkruar Murati.

/GazetaSinjali/