image Murati: Komuna e Prishtinës e ka buxhetin më mirë se kurrë më parë, por s’mund t’i detyrojmë të punojnë

Politikë

Murati: Komuna e Prishtinës e ka buxhetin më mirë se kurrë më parë, por s’mund t’i detyrojmë të punojnë

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj, i cili tha se janë të pakënaqur me ndarjen buxhetore të qeverisë meqë, sipas tij, kërkesat e kryeqytetit janë shumë më të mëdha.

Murati në këtë kundër përgjigje tha se buxheti aktuali i komunës së Prishtinës është shumë më mirë sesa që ishte në vitet tjera, por edhe kur në pushtet qendror ishte vetë LDK, teksa shtoi se më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës sesa vetë komuna.

Ai gjithashtu ironizoi me komunën që e udhëheq Përparim Rama, duke thënë se s’mund t’i detyrojnë të punojnë.  

Postimi i plotë:

Për vitin 2021, në buxhetin e përgatitur nga qeveria e udhëhequr nga LDK, e ku edhe Ministria e Financave udhëhiqej nga ta, buxheti për Komunën e Prishtinës ka qenë:

87.6 milionë euro

ku nga to 58.5 milionë ishin mbështetje nga qeveria, ndërsa 28.2 milionë euro ishin të hyrat vetanake.

Për vitin 2024, me Qeverinë Kurti, buxheti për Komunën e Prishtinës është:

123.7 milionë euro

ku nga to 83.9 milionë euro janë mbështetje nga qeveria, ndërsa 38.8 milionë euro janë të hyrat që vetë Komuna e Prishtinës pritet t’i mbledhë.

Nëse bëjmë krahasimin për këtë periudhë, e shohim se të hyrat vetanake komuna ka arritur t’i rrisë për 10 milionë euro, ndërsa mbështetja nga qeveria është rritur për mbi 25 milionë euro. Me fjalë tjera, më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës sesa vetë komuna.

Buxhetin e kanë si kurrë më parë. Por, me punu s’mund t’i detyrojmë. Punën duhet ta bëjnë vetë.

/GazetaSinjali/