image Murati kërkesë Prokurorisë: Hetoni pasqyrat financiare të SBAShK-ut

Arsim

Murati kërkesë Prokurorisë: Hetoni pasqyrat financiare të SBAShK-ut

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati në një konferencë për media ka deklaruar se pasqyra financiare e SBAShK-ut është shumë e dyshimtë, kështu duke i bërë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet.

“Ftoj organet e rendit që të hetojnë pasqyrat financiare të SBAShK-ut. Këto nuk janë vetëm çështje sindikale”, tha Murati.

Sipas tij SBAShK-ut i derdhen në llogari mjete financiare nga 25 mijë e 78 mësimdhënës që paguajnë 2 deri në 3 euro anëtarësi për muaj, teksa shtoi se për vitin 2017, diskrepanca financiare është 330 mijë euro, pasi sipas tij në llogarinë e SBAShK-ut janë derdhur 550 mijë e 317 euro e 60 cent, ndërsa SBAShK-u i ka deklaruar vetëm 220 mijë e 136 euro e 54 cent.

“Për vitin 2017, sipas raportit të auditimit të prezantuar nga SBASHK-u, të hyra nga anëtarësia të cilat janë derdhur në llogarinë e SBASHK-ut janë 550 mijë e 317 euro e 60 cent”.

“SBASHK-u në pasqyrat e veta financiare, të hyra nga anëtarësia ka deklaruar 220 mijë e 136 euro e 54 cent.  Pra, bëhet fjalë për një diskrepancë prej 330 mijë euro”, është shprehur Murati.

/GazetaSinjali/