image Murati: Janë mbi 1400 pozita të lira në "Superpuna", ka paga që shkojnë deri në 1000 euro

Biznes

Murati: Janë mbi 1400 pozita të lira në “Superpuna”, ka paga që shkojnë deri në 1000 euro

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se deri tash janë shpallur 1 mijë e 413 pozita të lira pune në platformën “superpuna”,  krijuar nga Qeveria e Kosovës.

Murati tha se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, derisa shtoi se ka paga që shkojnë edhe deri në 1 mijë euro.

“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.  Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar Murati.

/GazetaSinjali/