Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferencë për medie ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit që janë në grevë nuk do të paguhen.
Në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.