image Murati i kërkon Kurtit ripërcaktim të kufijve me Serbinë: S’besoj se e pranon Asociacionin

Rajon

Murati i kërkon Kurtit ripërcaktim të kufijve me Serbinë: S’besoj se e pranon Asociacionin

news image

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka përsëritur kërkesën për një marrëveshje me Serbinë, nga e cila Kosovës do t’i bashkohej Lugina e Preshevës.

Murati tha në Frontal të T7 se nuk beson që kryeministri Albin Kurti do ta pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Unë mendoj që s’do ta pranojë Asociacionin. Ai do të futet në kurs të konfrontimit. Mund të gaboj, por për aq sa e njoh Z. Kurti, besoj se ai do ta refuzojë Asociaconin. Mundet ndoshta ta pranojë një variant që vjen me njohjen e pavarësisë, por ai s’ka gjasa të ndodhë”, tha Murati.

Sipas tij, Kurti do të mund t’i zgjidhte problemet me Serbinë nëse do ta linte populizmin.

“Po të mos bëhej populist, me këtë situatë që e ka, do të ishte formati më i mirë për me e kry këtë problem”, tha Murati.

Ai përsëriti kërkesën për “reciprocitet deri në ripërcaktim të kufijve” me Serbinë.

/GazetaSinjali/