image Murati: Gjykata Kushtetuese po mban të bllokuara ligjet që i dërgoi opozita

Politikë

Murati: Gjykata Kushtetuese po mban të bllokuara ligjet që i dërgoi opozita

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka fajësuar partitë opozitare për dërgimin e tre ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, atë të çmimeve tavan, të pagës minimale dhe për faljen e tatimit në pronë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këto ligjet po mbahen të bllokuara nga Gjykata Kushtetuese siç thotë në emër të “interesit publik”.

Postimi i plotë i tij:

Ligjet që po mbahen të bllokuara nga Gjykata Kushtetuese në emër të “interesit publik”:

– Ligji për çmimet tavan (dërguar nga LDK)

– Ligji për pagën minimale (dërguar nga AAK)

– Ligji për faljen e tatimit në pronë (dërguar nga PDK)

/GazetaSinjali/