Ka disa ditë që ministri i Financave, Hekuran Murati është në qendër të vëmendjes për shkak të disa deklaratave që i ka thënë më parë përmes rrjetit social “Facebook”, shkruan Gazeta Sinjali.
Pak ditë më parë një postim i publikuar më datë 1 tetor të vitit 2016, ku kishte thënë se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë, tashmë nuk gjendet në Facebook.
Mirëpo, përveç tij tashmë janë zbuluar edhe disa qëndrime tjera sa i përket çështjeve të veteranëve.
Në një shkrim në vitin 2016, Murati për numrin e 46 mijë veteranëve ka pyetur se më kë kanë luftuar këta veteran, kur statistikat po thonë që në luftën e Kosovës janë vrarë rreth 1 mijë e 500 ushtarë serb, rreth 300 nga UÇK-ja dhe rreth 1 mijë e 200 nga NATO.
Përveç, këtij Murati në një postim tjetër në vitin 2018 ka ironizuar me veteranët duke thënë se “Vec sa te kthehen veteranet prej deti, se e sheh Hashimi qysh guxon me i fale toke Serbisë…”.
Murati në lidhje me këto postime ende nuk ka deklaruar asgjë.